Mediat amerikane u referohen burimeve nga Shtëpia e Bardhë, sipas të cilave presidenti Donald Tramp tashmë e ka gati planin për një sulm ndaj Iranit.
Tashmë pritet vetëm koha se kur presidenti i Shteteve të Bashkuara do të japë miratimin e tij për nisjen e sulmit.
Këto zhvillime pasojnë refuzimin e liderit suprem të Iranit, ajatollahut Ali Komenei, për t’u dorëzuar dhe për të braktisur synimet bërthamore.
Tramp po merr sërish kohë për vendimin e tij, ndërsa në rast të një sulmi potencial, caku i bombardimeve do të jetë objekti i njohur si Fordos, i ndërtuar në thellësi të një mali në Iran, i cili shërben si qendra kryesore e pasurimit të uraniumit.
Së fundmi, ajatollahu Komenei refuzoi thirrjen për dorëzim, duke theksuar se vendi i tij nuk do të nënshtrohet përballë Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.