Media të afërta me klubin e Al-Itihadit raportojnë se ekipi anglez ka shfaqur interes për mbrojtësin e majtë.

Bornmuthi kërkon një zëvendësues për linjën e majtë të mbrojtjes pas largimit të Milos Kerkezit drejt Liverpulit.

Al-Itihadi pagoi 4 milionë euro për të marrë Mitajn nga Lokomotiva e Moskës, ndërsa kartoni i tij sot vlerësohet 6 milionë euro.

Bornmuthi e mbylli sezonin e fundit në Premier Ligë në vendin e 9-të.

Ende nuk dihet shuma e ofruar nga anglezët për shërbimet e 21-vjeçarit shqiptar, ndërsa klubi deri tani ka arkëtuar mbi 100 milionë euro nga shitja e dy mbrojtësve, Hajsenit te Reali i Madridit dhe Kerkezit te Liverpuli.

By Editor