#image_title

Al-Rajani, për të dytin vit radhazi, vijon të kërkojë me ngulm shërbimet e Berat Gjimshitit.

Ekipi nga Arabia Saudite i ka ofruar 15 milionë euro Atalantës për 32-vjeçarin, i cili ka edhe një vit kontratë me bergamaskët.

Ndërsa për kapitenin e Shqipërisë, Al-Rajani ka ofruar një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, nëse mbrojtësi pranon të ndryshojë fanellë pas disa sezonesh në Serinë A.

Atalanta pritet të shqyrtojë ofertën, ndërsa vitin e kaluar ishte vetë Gjimshiti që zgjodhi qëndrimin në Serinë A.

Mediat italiane raportojnë se për 32-vjeçarin ka shfaqur interes edhe Milani.

By Editor