“Sky Sport” raporton se Milani është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro në arkën e Klub Bryzh për shërbimet e Ardon Jasharit.

23-vjeçari shqiptar që luan për Zvicrën është në listën e përparësive të Igli Tares për merkaton, ndërsa pëlqehet edhe nga trajneri Alegri.

Klubi belg pritet të vlerësojë ofertën, ndërkohë që krahas Jasharit, Milani po punon edhe për afrimin e Granit Xhakës.

Së fundmi, Milani ofroi 10 milionë euro për 32-vjeçarin. Tashmë, si pjesë e marrëveshjes, po diskutohet edhe një shkëmbim i mundshëm mes Granit Xhakës dhe Malik Thiaw, me mbrojtësin që kalon te “aspirinat” gjermane, ndërsa mesfushori vjen në Milano.

Krahas Jasharit dhe Xhakës, Milani po punon edhe për afrimin e mesfushorit të Valencias, Javi Guerra, i cili po ashtu pëlqehet nga Tare dhe Alegri.

By Editor