Mediat në Turqi raportojnë se Vedat Muriqi është afër rikthimit në këtë kampionat, pasi Beshiktashi ka avancuar në bisedimet me Majorkën për blerjen e tij.

Beshiktashi ka ofruar 5 milionë euro për sulmuesin nga Prizreni, ndërsa Majorka mund të kënaqet me këtë shumë.

Në të kaluarën, Muriqi ka qenë pjesë e Rizesporit dhe Fenerbahçes në kampionatin turk, para se të kalonte te Lacio në Serinë A.

By Editor