“Telesport” raporton se një nga klubet e mëdha turke ka kërkuar zyrtarisht shërbimet e Mario Mitajt, por ishte vetë mbrojtësi i majtë ai që e refuzoi ofertën.

Shkak mendohet të jetë pritshmëria e 21-vjeçarit për të kaluar në Premier Ligën angleze.

Raportohet se klubi i Bornmuthit ka shfaqur interes konkret për blerjen e Mitajt, ndërsa Al-Itihadi e vlerëson kartonin e tij deri në 8 milionë euro.

By Editor