Paraditen e sotme, zona e Fushë-Krujës ishte sërish epiqendër e një tërmeti me magnitudë 4.1 ballë.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë dhe qytete të tjera.
Thellësia e lëkundjes raportohet se ishte 5 kilometra.
Lëkundja e parë u pasua nga një lëkundje tjetër me magnitudë 4 ballë, sërish në zonën e Fushë-Krujës.
Nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale.
Kjo zonë ishte epiqendër e një tjetër tërmeti pak ditë më parë.