Gazetari dhe njohësi i merkatos shkroi se Berat Gjimshiti mund të jetë pjesë e Milanit me ndërmjetësimin e Igli Tarës.
Sipas tij, drejtori i ri sportiv i Milanit e vlerëson bashkëpatriotin e tij shqiptar për përvojën dhe sigurinë që ofron në mbrojtje.
Karlo Pelegati shton se Gjimshiti është përmendur pak si objektiv i Milanit, por kjo nuk do të thotë se ai nuk është pjesë e synimeve të klubit në merkato.
“Kini kujdes me emrin e Berat Gjimshitit. Ai nuk është përmendur ndonjëherë në lidhje me Milanin, por mos e përjashtoni si mundësi. Ai është shqiptar, ashtu si Igli Tara, dhe mund të vëzhgohet me kujdes.
Me përvojën e tij, Gjimshiti mund të kompletojë mbrojtjen e kuqezinjve,” – theksoi ai.
Berat Gjimshiti po ashtu kërkohet edhe në Katar nga klubi Al-Rajan, i cili i ofron një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.