Mbrojtësi i majtë italian është blerja më e re e Atletikos së Madridit.
Mateo Ruxheri largohet nga Atalanta pas katër sezonesh, ndërsa ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030 me Atletikon.
22-vjeçari spikati në krahun e majtë të mbrojtjes me Atalantën, dhe trajneri Simeone dha miratimin për afrimin e tij te Atletiko.
Mateo Ruxheri cilësohet si e ardhmja e krahut të majtë të mbrojtjes në futbollin italian, ndërsa Atletiko shpreson të mbyllë boshllëqet në këtë repart, ku sezonin e fundit pati shumë probleme.