E përditshmja “Marca” ka raportuar se sulmuesi portugez i Liverpulit ka ndërruar jetë, pasi makina me të cilën ai udhëtonte bashkë me të vëllanë ka dalë nga rruga në provincën e Zamorës.
Prestigjiozja spanjolle thekson se dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se makina doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët.
Diogo Zhota u bashkua me Liverpulin në vitin 2020, pasi u ble për 44 milionë euro nga Ulverhemptoni.
28-vjeçari është autor i 65 golave në 182 paraqitje me Liverpulin, ndërsa numëron një titull kampion dhe dy trofe kupe të fituar nën urdhrat e Jurgen Klopit dhe Arne Slotit.