“Sky Sport Italia” raporton se një lëvizje e bujshme pritet të ndodhë në Formula 1.
Katër herë kampioni i botës, Maks Vershtapen, duket se e ka vendosur të mbyllë ciklin e tij me Red Bullin për të kërkuar një përvojë të re me Mercedesin.
Vershtapen ka pak gjasa të ruajë titullin kampion këtë sezon, pasi doli pa asnjë pikë në garën e fundit në Austri, ndërsa renditet i treti në renditjen e pilotëve.
Vershtapen kërkohet prej kohësh nga Toto Volfi, ndërsa drejtuesi i lartë i Mercedesit mund të largojë nga skuadra Xhorxh Rasellin për të krijuar hapësirë për holandezin.
Vershtapen ka edhe tre vite kontratë me Red Bullin, por një klauzolë e lejon të largohet nëse nuk e mbyll një sezon mes tre vendeve të para.