Ardon Jashari nuk u grumbullua nga Klubi i Bruzhit në nisje të fazës përgatitore.
Mesfushori 23-vjeçar u ka komunikuar drejtuesve të klubit belg se dëshiron të largohet drejt Milanit, me klubin italian që ka ofruar 35 milionë euro për shërbimet e tij.
Bisedimet mes klubeve po vijojnë, ndërsa brenda javës çështja Jashari mund të zgjidhet përfundimisht.
Sipas njohësit të merkatos, Fabricio Romano, mosgrumbullimi i Jasharit është një shenjë e qartë se klubi belg po dorëzohet përpara vullnetit të mesfushorit për të vazhduar karrierën në Milano.