Mediat në Spanjë dhe Itali raportojnë se Real Betis synon të afrojë në skuadër Kristjan Asllanin.

Xhoni Kastro është shumë afër firmës me Atletikon e Madridit dhe pozicioni i organizatorit para mbrojtjes mbetet për t’u plotësuar.

Mes favoritëve, trajneri Manuel Pelegrini ka miratuar edhe opsionin e Asllanit.

Interi kërkon minimalisht 10 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa te Betis, mesfushori i kombëtares mund të jetë titullar.

Sezonin e fundit, Betis arriti deri në finalen e Ligës së Konferencës, ku u mund nga Çelsi.

By Editor