Paris-Sent Zhermen mposhti 4-0 Realin e Madridit në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve dhe të dielën përballet në finale me Çelsin.

Diferencat mes ekipeve në fushë ishin të dukshme dhe këtë e pohoi edhe Luis Enrike pas sfidës.

Trajneri spanjoll i parizienëve theksoi se Osman Dembele tregoi sërish se e meriton “Topin e Artë” këtë sezon.

“Ndihem shumë mirë. Është gjithmonë e vështirë të luash në këto kushte kundër Real Madridit. Jam shumë i lumtur.

Sidomos në këto kushte, ka shumë nxehtësi. Të dyja skuadrat dhanë gjithçka, është një moment special për ne dhe e merituam të fitojmë.

Kjo është hera e parë që mund të mbështetemi tek ai si titullar. Ai është një lojtar si çdokush tjetër. Ai po gjen formën e tij, besoj se është lojtari më i mirë i këtij sezoni, edhe me diferencë. Ai meriton të fitojë gjithçka, ka dhënë gjithçka për ekipin”, – tha ai.

By Editor