Rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm, ekipet e kërkimit arritën të gjejnë trupin e Arben Anamalit pas 48 orësh kërkime.

51-vjeçari u mbyt në përpjekje për të shpëtuar jetët e dy turistëve të cilët ishin hedhur në liqenin e Shkodrës.

Anamali ia doli të shpëtojë turistët duke sakrifikuar jetën e tij.

Anamali ishte kapiten i një prej anijeve që Bashkia e Shkodrës ka vënë në dispozicion të turistëve për lundrim në liqen.

51-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa dy turistët e shpëtuar prej tij raportohen në gjendje të mirë shëndetësore.

By Editor