“Pas gjithë kësaj velloje fjalësh qëndron dëshira e maskuar keq e qeverisë Merz për të marrë pjesë edhe në goditje thellë brenda vendit tonë”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass. Ajo iu referua deklaratave të kancelarit Friedrich Merz lidhur me furnizimin e Ukrainës me armë me rreze të gjatë veprimi, raketa të tipit Taurus. Berlini nuk e merr në konsideratë faktin se kjo do të thotë një hyrje të pafalshme të Gjermanisë në konflikt me Rusinë – por një gjë të tillë duhet ta mendojë, tha Zakharova.

Raketa Taurus por jo ushtarë gjermanë: Kancelari Merz kishte deklaruar pas një takimi që pati në fund të majit me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se Gjermania është e gatshme të dërgojë raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus në Ukrainë, por në një rast të tillë këto sisteme armësh nuk do të përdoren nga ushtarë gjermanë, por nga ushtarë ukrainas. Këtë, kancelari Merz e përsëriti javën e kaluar edhe në një emision televiziv në mediat publike gjermane, raporton DW.

By Editor