Mediat spanjolle dhe ato gjermane raportojnë se të dy klubet e kanë sulmuesin kolumbian të krahut përparësi në merkatot e tyre respektive.

“Bild” raporton se bavarezët kanë ofruar 52 milionë euro për Díaz, ofertë e cila cilësohet si tejet e ulët nga Liverpool, që kërkon 70 deri në 80 milionë euro për të.

“El Mundo Deportivo” po ashtu raporton se, pas dështimit për afrimin e Nico Williams nga Bilbao, tashmë Barcelona po punon për të bindur 28-vjeçarin kolumbian të bashkohet me skuadrën.

Díaz ka një marrëveshje me drejtuesit e Liverpool-it, e cila e lejon të largohet nëse oferta për të i përmbush kërkesat e kampionëve të Anglisë.

By Editor