Njohësi i merkatos, Fabricio Romano, theksoi se mbrojtësi i majtë i Benfikës ka arritur marrëveshje me Realin e Madridit. Sipas tij, marrëveshja mes Realit dhe Benfikës po ashtu është drejt përmbylljes.
22-vjeçari spanjoll ishte një nga kërkesat e trajnerit Alonso për krahun e majtë të mbrojtjes, ku e vetmja alternativë ishte Fran Garsia.
Karreras ishte një nga lojtarët më të dalluar te Benfika, ndërsa Mançester Junajtid u dorëzua në garën me Realin për afrimin e tij, pasi dëshira e lojtarit ishte kalimi në Madrid.
Në orët në vijim pritet të mësohen detajet e kontratës së mbrojtësit me klubin e tij të ri.