Trajneri i sapoemëruar i Fiorentinës, Stefano Pioli, ka dhënë miratimin e tij për afrimin e Kristjan Asllanit në rolin e organizatorit të ri në skuadër.

Interi mund të lejojë largimin e mesfushorit shqiptar nëse vjollcët paguajnë së paku 15 milionë euro për kartonin e tij.

Së fundmi, Asllani refuzoi një ofertë nga Real Betisi në Spanjë, që ofroi 10 milionë euro për kartonin e tij.

Në rast largimi, Asllani preferon të mbetet në Serinë A, ndërsa raportohet se bisedimet mes Fiorentinës dhe Interit për mesfushorin janë në fazë të avancuar.

By Editor