“El Mundo Deportivo” raporton se trajneri i Barcelonës ka adresuar kërkesa të qarta ndaj klubit, duke kërkuar përforcime në linjën e majtë të mbrojtjes dhe në atë të sulmit.
Hansi Flik e cilëson të mjaftueshme organikën e mesfushorëve qendrorë në ekip, ndërsa balancat do të plotësoheshin me dy përforcime në krahun e majtë.
Barcelona dështoi të afronte Niko Uilliams nga Athletic Bilbao, ndërsa tashmë po punon për të marrë Luis Diaz nga Liverpooli.
Afrimi i kolumbianit nga klubi anglez nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi Liverpooli kërkon 89 milionë euro për shërbimet e lojtarit, ndërsa burimet financiare të katalanasve për merkaton janë të limituara.