Barcelona dhe Mançester Junajtid kanë arritur një marrëveshje për huazimin njëvjeçar të Markus Rashford. Klubi katalanas do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të sulmuesit anglez për shumën prej 35 milionë eurosh në fund të sezonit.

Rashford ka pranuar të ulë ndjeshëm pagën e tij, duke treguar vendosmërinë për t’u bashkuar me skuadrën blaugrana dhe për të rifilluar karrierën në një ambient të ri.

Sipas burimeve pranë klubit, biseda personale me trajnerin Hansi Flik ka qenë vendimtare. Tekniku gjerman e ka bindur lojtarin për rolin që do të ketë në projektin e ri të Barcelonës, duke i garantuar një pozicion të rëndësishëm në formacionin e sezonit të ardhshëm.

By Editor