Etrit Berisha mund të rikthehet në Serie A italiane.

Gardiani shqiptar po shkëlqen me Haken në Suedi, ndërsa ndihmoi ekipin të kalonte turin e parë në Ligën e Evropës.

Së fundmi, veterani i portës së Shqipërisë u shpreh se ka marrë një ofertë nga Serie A, por pa përmendur emrin e ekipit.

Berisha tha se agjenti i tij po negocion për një marrëveshje të mundshme.

Në karrierën e tij në Serie A, portieri shqiptar ka mbrojtur portat e Lacios, Atalantës, SPAL-it, Torinos dhe Empolit.

By Editor