Mediat pranë Real Madridit raportojnë për një takim mes trajnerit Ksabi Alonso dhe sulmuesit brazilian, ku tekniku i ka kërkuar Rodrigos të gjejë një skuadër të re, pasi nuk është më pjesë e projektit të tij.

Anësori i ofensivës madrilene pati pak minuta në sezonin e fundit, ndërsa drejtuesit e klubit duken të vendosur për ta shitur.

Arsenali dhe Liverpuli kanë shprehur interes për 24-vjeçarin, me “topçinjtë” e Londrës që duken më të vendosur në përpjekjen për ta transferuar atë.

Megjithatë, problemi kryesor mbetet çmimi i lartë – Reali kërkon plot 100 milionë euro për kartonin e tij.

Rodrigo deri tani ka refuzuar të komentojë publikisht për të ardhmen e tij, por një vendim i shpejtë në lidhje me këtë çështje duket i pashmangshëm.

By Editor