Mediat britanike dhe ato italiane e quajnë të mbyllur marrëveshjen për kalimin e Estupinjan nga Brajtoni te Milani.
Mbrojtësi i majtë ekuadorian do të bashkohet me kuqezinjtë e Milanos për shifrën e 19 milionë eurove.
27-vjeçari do të firmosë për pesë sezone me skuadrën e drejtuar nga Masimiliano Alegri.
Ishte pikërisht trajneri i Milanit ai që dha dritën jeshile për afrimin e mbrojtësit, si zëvendësues i Teo Hernandezit në krahun e majtë të mbrojtjes.
Lidhur me çështjen e Ardon Jasharit, raportohet se do të ketë një tjetër takim mes drejtuesve të Bryzhit dhe Milanit.
Vetë lojtari po bën gjithçka për të veshur fanellën e Milanit, ndërsa belgët kanë kërkuar 45 milionë euro për kartonin e tij, në një kohë kur Igli Tare është shprehur se oferta prej 37 milionë eurosh është e fundit dhe nuk do të ketë një tjetër më të lartë.
Fundi i korrikut pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e Jasharit, në pritje se cila nga palët do të lëvizë nga pozicionet e deritanishme.