20 ekipet e Premier Ligës janë njoftuar se sistemi VAR këtë sezon do të zbatojë disa rregulla të reja.

Risia e parë do të jetë shpjegimi i vendimit nga ana e gjyqtarit për tifozët, me anë të altoparlantit, pas shikimit të vendimit në VAR. Ky rregull u aplikua së pari në Botërorin e Klubeve të kësaj vere.

Risia e dytë ka të bëjë me kohën e mbajtjes së topit në zotërim nga ana e portierit, e cila do të jetë 8 sekonda. Në rast se portieri e tejkalon këtë kohë, do të jepet goditje këndi për kundërshtarët.

Në sekondën e pestë të mbajtjes së topit, gjyqtari ka të drejtë të ngrejë dorën dhe të nisë numërimin deri në tetë, si paralajmërim për portierin që të shkelmojë topin brenda kohës së lejuar.

Tjetër risi do të jetë ekzekutimi i goditjeve të këndit. Tashmë, vendi nuk do të jetë ai përherëshmi, pra flamuri i këndit. Goditjet do të ekzekutohen në vendin ku topi ka dalë nga fusha.

Ky rregull i ri pritet të rrisë shkallën e vështirësisë për portierët, të cilët duhet të mendojnë udhëzime të reja për pozicionimin e mbrojtjes në varësi të vendit prej nga kryhet goditja e këndit.

Këto rregulla synojnë rritjen e transparencës në vendimmarrje nga gjyqtarët dhe, mbi të gjitha, diktimin e një ritmi më të lartë në fushë, duke shmangur vonesat e panevojshme të lojës.

By Editor