Mançester Junajtid synon të rifitojë prestigjin pas një sezoni katastrofik, ku iu afrua edhe zonës së rënies nga kategoria.
Drejtuesit e klubit synojnë që, krahas afrimeve të reja dhe ndryshimit të mendësisë, të krijojnë po ashtu rregulla të reja brenda grupit.
Lojtarët e Junajtid kanë nënshkruar së fundmi një kontratë ku parashihet një kod veshjeje për ta jashtë fushës së lojës.
Po ashtu, një tjetër pikë e kësaj kontrate është edhe ndërveprimi me tifozët.
Tashmë lojtarët nuk mund të parakalojnë para tifozëve në aktivitete të ndryshme jashtë stadiumit vetëm duke i përshëndetur formalisht ata. Në kontratën e re parashihet që lojtarët e kanë detyrim të ndalojnë dhe të bisedojnë me tifozët, duke firmosur edhe autografe për ta.