Ndeshja mes Inter Miamit dhe meksikanëve të Atlasit për Kupën e Ligës ishte e tensionuar dhe shumë e luftuar.
Skuadra e Lionel Messit arriti të fitonte 2-1, dhe goli i fitores erdhi në minutën e 96-të, ku asistues ishte pikërisht argjentinasi.
Messi u pa duke festuar golin para fytyrës së Matias Coccaros, dhe veprimi i tij u pasua me kritika të shumta pas ndeshjes.
Reagimi i Messit erdhi si kundërpërgjigje ndaj festimit që lojtari kundërshtar kreu para tifozëve të Inter Miamit në momentin e shënimit të golit nga Atlas.
Megjithatë, tensionet u shuan shumë shpejt, pasi argjentinasi vendosi t’i dhurojë fanellën e tij pas ndeshjes pikërisht Coccaros.
Ata u panë duke u përqafuar dhe mëritë u lanë në fushën e lojës.
Megjithëse pajtimi mes lojtarëve ndodhi shpejt, të shumtë ishin ata që e kritikuan Messin për këtë sjellje në fushë.