Njohësi i merkatos Fabricio Romano dhe media të afërta me klubin e Çelsit e cilësojnë të përfunduar marrëveshjen për kalimin e Armando Brojës te Bërnli.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të bashkohet me ekipin e sapongjitur në elitën e futbollit anglez, ndërsa këta të fundit do të paguajnë 25 milionë euro për kartonin e tij.

Broja ka dhënë miratimin e tij për t’u bashkuar me ekipin e drejtuar nga Skot Parker, ku pritet të ketë më shumë minuta dhe më shumë përgjegjësi.

Bërnli synon të zhvillojë një sezon të mirë pas disa rënieve dhe ngjitjeve në Premier Ligë, dhe Broja shihet si një investim për të ardhmen e klubit, duke marrë parasysh shumën e paguar dhe faktin se 23-vjeçari nuk ka shënuar një gol prej gati dy vitesh.

Para pak javësh, Bërnli afroi në skuadër edhe një “senator” të Premier Ligës si Kajl Uoker.

By Editor