Sot në orën 17:00 në Prishtinë mbahet një marshim/protestë në mbështetje të përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët prej katër vitesh po gjykohen në Tribunalin Special në Hagë.

Kjo protestë është thirrur nga organizatat e veteranëve të UÇK-së.

Vendimi për protestën erdhi pasi Tribunali i Hagës deklaroi se ka pranuar dokumente nga shteti i Serbisë si materiale referuese në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky vendim u cilësua si i paprecedent nga përfaqësuesit e organizatave të veteranëve, nga qeveria dhe nga partitë politike në Kosovë.

Përfaqësuesit e UÇK-së mbahen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, ndërsa ende nuk është marrë asnjë vendim për ta.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *