Armando Broja u prezantua zyrtarisht si lojtar i Bërnlit, pasi hodhi firmën mbi kontratën e re me klubin. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë firmosi për 5 sezone me klubin e sapongjitur në elitën e futbollit anglez.
Bërnli pagoi 23 milionë euro në arkën e Çelsit për 23-vjeçarin. Shifra konsiderohet e kënaqshme, duke marrë parasysh kalvarin e dëmtimeve të lojtarit gjatë tre viteve të fundit dhe mungesën e golave prej dy vitesh.
Sulmuesi dha miratimin e tij për kalimin te Bërnli, pavarësisht ofertave nga disa klube jashtë Anglisë, pasi dëshira e tij ishte të vazhdonte karrierën në Premier Ligë.