“Telegrafi.com” raporton se Fiorentina ka nisur bisedimet me Rubin Kazan për blerjen e Mirlind Dakut.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka nisur vrullshëm sezonin në Rusi me pesë gola në pesë ndeshjet e para.
Stefano Pioli po kërkon të plotësojë vendin e Moise Keanit, me valixhet gati drejt Arabisë Saudite, dhe 27-vjeçari shihet si profili i duhur për skemat e teknikut italian.
Daku së fundmi rinovoi me Rubin Kazanin, ndërsa pritet të shihet ecuria e bisedimeve për kalimin te Fiorentina, një ekip me shumë traditë dhe histori në futbollin italian.
Vlera e kartonit të sulmuesit vlerësohet nga 12 në 15 milionë euro.