Mbrojtësi belg do të bashkohet me Milanin për 20 milionë euro.
De Winter ishte ndër lojtarët më të dalluar në mbrojtjen e Xhenoas sezonin e fundit, ndërsa ai pëlqehet edhe nga Masimiliano Alegri, i cili dha miratimin për afrimin e tij.
Belgu, 1.91 m i gjatë, luan si në qendër ashtu edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ai u afrua pas largimit të Malik Çaos drejt Njukasëllit.