Astrit Sejdi, boksieri shqiptar nga Kumanova, u përfshi në një duel me të birin e Arkanit, kriminelit famëkeq të luftërave në ish-Jugosllavi.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Zyrih të Zvicrës, ndërsa Sejdi u shoqërua në polici dhe e rifitoi lirinë pas disa orësh.

Boksieri shqiptar deklaroi se përleshja me Veljko Raznatoviç erdhi si pasojë e provokimeve nga ana e këtij të fundit:

“Ditën e djeshme, në orën 17:00, jemi takuar rastësisht. Ai kishte veshur një bluzë me figurën e Putinit dhe të babait të vet. Unë, si shqiptar, u mllefosja. Nuk e dija që edhe ai kishte qenë boksier. U përleshëm. Për fat të mirë, përleshja ishte e rëndë vetëm për të. U takuam rastësisht; ai ishte me disa shokë dhe u ballafaquam.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *