Tashmë krisja mes klubit francez dhe portierit italian ka marrë përmasa të pakthyeshme.

Xhanluixhi Donaruma nuk u grumbullua për përballjen e Superkupës së Evropës mes PSG-së dhe Totenhemit.

Gardiani i portës nuk pranoi të rinovonte kontratën me kampionët e Evropës në fuqi, e cila skadon vitin e ardhshëm, ndërsa klubi tashmë po punon hapur për largimin e tij.

Sinjali i parë ishte blerja e portierit të Lilë, Shavelier, për 40 milionë euro, duke i treguar Donarumës se nuk është më zgjedhja e parë.

Agjentët e portierit kanë kritikuar klubin francez për presion ndaj lojtarit.

Maçester Siti, Çelsi dhe Mançester Junajtid kanë shfaqur interes për italianin, ndërsa vlera e tij është rreth 30 milionë euro.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *