Fshatrat Shëmbëdhenj dhe Bletas, në bashkinë e Gramshit, janë shpërngulur pasi zjarret kanë depërtuar në pjesën më të madhe të këtyre zonave, duke shkrumbuar hapësira të mëdha.
Aktualisht ka raporte për një viktimë, ndërsa ka dyshime se një person tjetër mund të ketë humbur jetën.
Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive, pavarësisht përpjekjeve nga grupet e punës në terren për fikjen e tyre.
Përparimi i flakëve rrezikon edhe fshatrat Harunas, Nartë, Shelcan, Bulçar, Snosëm, Sojnik, Probat dhe Grabova e Poshtme.
Banorët e zonës kanë kërkuar masa të shtuara për fikjen e zjarreve në një kohë kur terreni i thepisur dhe mangësitë logjistike e kanë vështirësuar punën e grupeve në terren.