Ish-kapiteni legjendar i Liverpulit shprehu rezerva ndaj klubit për mundësinë e blerjes së sulmuesit Aleksandër Isak nga Njukasëlli.

Sipas Xhemi Karrager, sulmuesi suedez nuk vlen 150 milionë paund, aq sa Njukasëlli kërkon për të.

Ai tha për “The Overlap” se një shumë e tillë në sulm mund të investohet vetëm për Kilian Mbape.

Karrager shprehu dyshime edhe për karakterin e Isak, duke shtuar se tashmë Liverpuli ka bërë një investim në sulm me blerjen e Hugo Ekitikes nga Frankfurti për 80 milionë paund.

“Si tifoz i Liverpulit, nuk dua që klubi të shpenzojë 150 milionë paund për Isakun. Vetëm këtë verë kemi paguar 80 milionë për një sulmues tjetër që do të jetë zëvendësues.

Ka diçka te Isaku që nuk më bind. Një herë ka reaguar keq dhe kjo nuk më duket e shëndetshme. Nuk është një lëvizje e planifikuar.

Nuk mendoj se strategjia duhet të jetë blerja e një sulmuesi për 80 milionë, e më pas një tjetri për 120 milionë. 150 milionë paund është një shumë për Mbape.” – tha Karrager.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *