Mediat në Francë raportojnë se Olimpiku i Marsejës po punon për afrimin e Edon Zhegrovës nga Lila.

Marsejezët kanë dërguar një ofertë huazimi për një sezon me detyrim blerjeje në përfundim të tij.

Kjo ofertë vështirë të pranohet në këto kushte, pasi Zhegrova është në vitin e fundit të kontratës me Lilën.

Vlera e 27-vjeçarit është 20 milionë euro, ndërsa Marseja shpreson për ulje të çmimit duke marrë parasysh vitin e fundit të kontratës dhe periudhën e gjatë që anësori i sulmit qëndroi jashtë fushe për shkak të dëmtimit.

Vetë Zhegrova e ka dhënë pëlqimin për kalimin te gjiganti francez, i cili këtë sezon luan në Ligën e Kampionëve.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *