Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, është prezantuar sot zyrtarisht si lojtari më i ri i RCD Majorka. Futbollisti vjen nga AS Roma në formë huazimi, me një opsion blerjeje prej rreth 8 milionë eurosh, duke nisur kështu një aventurë të re në La Liga.

Në prezantimin e tij, mbrojtësi 25-vjeçar u shpreh i lumtur për këtë hap të ri në karrierë dhe falënderoi drejtuesit e klubit, duke theksuar se mezi pret të kontribuojë nën urdhrat e trajnerit Arrasate.

Pas një sezoni shumë të mirë me Espanyol-in, ku zhvilloi mbi 35 ndeshje dhe shënoi 3 gola, Kumbulla pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të prapavijës së Mallorcas. Drejtori sportiv Ortells e cilësoi afrimin e shqiptarit si një investim të rëndësishëm për të ardhmen e klubit, duke e parë atë si lojtarin ideal për të forcuar repartin difensiv.

Me këtë transferim, Kumbulla synon të konsolidohet si titullar në një nga kampionatet më të forta të botës dhe të vijojë rritjen e tij, duke qenë një pikë referimi edhe për kombëtaren shqiptare.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *