Shqipëria kryeson gjithashtu me përqindjen të lartë të kompanive që përdorin rrjetet sociale dhe mjete të tjera të komunikimit digjital sesa vendet fqinje. Megjithatë, raporti i KBR-së thekson se rritja e përdorimit të teknologjive të avancuara nuk po shoqërohet gjithmonë me aftësi të mjaftueshme digjitale të fuqisë punëtore, çka mund të kufizojë përfitimet afatgjata.

Megjithëse Shqipëria ka hendek teknologjik në krahasim me Rajonin dhe vendet BE, bizneset tona janë duke e përdorur inteligjencën Artificiale (IA) me shumë se ato të rajonit në Ballkanin Perëndimor, madje më shumë se BE-ja.

Sipas raportit të fundit “Western Balkans Digital Economy and Society index 2024” nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, bizneset shqiptare kryesojnë Ballkanin Perëndimor për përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) dhe teknologjive të avancuara. Të dhënat tregojnë se në vitin 2023, 12% e ndërmarrjeve shqiptare përdorin përdoren IA-në, nivel ky mbi dyfishin e mesatares rajonale prej vetëm 5% dhe mbi nivelin mesatar të Bashkimit Europian, që arrin në 7%.

Përveç IA-së, bizneset shqiptare përdoren gjerësisht teknologji të tjera. Psh përdorimi i analizës së të dhënave përfshiu 33% të ndërmarrjeve, duke e vendosur Shqipërinë mbi mesataren e rajonit 31% dhe në nivel të krahasueshëm me BE-në, 32%. Edhe e-faturimi është i konsoliduar, me 54% të bizneseve që e përdorin, krahasuar me 41% në rajon dhe 38% në BE.

Shqipëria kryeson gjithashtu me përqindjen të lartë të kompanive që përdorin rrjetet sociale dhe mjete të tjera të komunikimit digjital sesa vendet fqinje. Megjithatë, raporti i KBR-së thekson se rritja e përdorimit të teknologjive të avancuara nuk po shoqërohet gjithmonë me aftësi të mjaftueshme digjitale të fuqisë punëtore, çka mund të kufizojë përfitimet afatgjata.

Bizneset shqiptare janë më të prirura të përdorin teknologjinë për të shmangur kostot që po vijnë nga mungesa e fuqisë punëtore në vend. Anketat rajonale kanë treguar se bizneset shqiptare janë më të shqetësuarat për mungesën stafeve në të gjitha nivelet. B.Hoxha/ Monitor.al

https://monitor.al/bizneset-shqiptare-perdorin-inteligjencen-artificiale-me-shume-se-rajoni-dhe-be-ja/

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *