Mediat në Itali e cilësojnë si të përmbyllur marrëveshjen mes Bajer Leverkusenit dhe Milanit për Viktor Bonifasin.
Sulmuesi nigerian do të huazohet për një sezon te skuadra e Masimiliano Alegrit, e cila ka të drejtën e blerjes për 30 milionë euro.
Bonifasi ishte ndër lojtarët më të dalluar te klubi gjerman gjatë epokës së Ksabi Alonsos, ndërsa mund të luajë si sulmues krahu ose si qendërsulmues.