Drejtuesi i institutit “Octopus” dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka deklaruar në rrjetet sociale se institucionet e Kosovës duhet të tregojnë vendosmëri për moscertifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Sipas tij, kjo parti përbën një rrezik serioz për sigurinë e Kosovës, madje edhe më të madh sesa Alternativa për Gjermaninë (AfD) për vetë shtetin gjerman. Musliu ka kujtuar se lider de facto i Listës Serbe mbetet Milan Radoiçiq.

“Gjermania është një nga demokracitë më të konsoliduara në botë dhe e sheh AfD-në si kërcënim serioz për shkak të narrativave nacionaliste dhe afërsisë me Kremlinin. Ndërsa Kosova, një shtet ende në proces konsolidimi, ka brenda saj një subjekt të ngjashëm me AfD-në – Listën Serbe – e cila funksionon si instrument i Beogradit për të cenuar dhe penguar shtetësinë e Kosovës. Ku është logjika? Një parti që vepron brenda institucioneve… Organet e drejtësisë duhet të veprojnë urgjentisht, të hetojnë dhe të marrin masa konkrete kundër një subjekti që brenda institucioneve punon për t’i shkatërruar ato,” ka theksuar Musliu.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *