Mediat italiane raportojnë se në zyrat e klubit të Çezenës ka mbërritur kërkesa për lejimin e Kristjan Shpendit që të bashkohet me Kombëtaren e Shqipërisë në dy ndeshjet e javës së ardhshme.

Trajneri Silvinjo është bindur nga forma e mirë e sulmuesit, i cili po shkëlqen prej dy sezonesh me Çezenën. Ai pritet të ftohet për miqësoren ndaj Gjibraltarit, si edhe për sfidën kualifikuese të Botërorit kundër Letonisë.

Shpendi ka qenë më herët pjesë edhe e ekipeve kombëtare të Shqipërisë U-19 dhe U-21.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *