Njohësit e merkatos, Fabrizio Romano dhe Nicolo Schira, konfirmojnë se Juventusi po përpiqet të gjejë një skuadër për Niko Gonzalesin, në mënyrë që të hapet rruga për transferimin e Edon Zhegrovës.

Gonzales kërkohet nga Atletico Madrid dhe Everton në formë huazimi, por kjo formulë nuk po bind as lojtarin, as klubin italian. Juventusi synon një marrëveshje që të përfshijë edhe shitjen e mesfushorit argjentinas.

Këto zhvillime kanë sjellë, aktualisht, ngrirjen e bisedimeve mes Juventusit dhe Lille për Zhegrovën.

Së fundmi, 26-vjeçari dardan është pajisur edhe me pasaportën e Republikës së Shqipërisë, për të lehtësuar procedurat e transferimit të tij të mundshëm te Juventusi. Për Zhegrovën ka shfaqur interes gjithashtu edhe Olympique de Marseille.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *