Klubi turk njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin e njohur portugez, pasi skuadra nuk arriti të kualifikohej në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar nga Benfica e Lisbonës.

Mourinho u prezantua te Fenerbahçe në qershor të vitit të kaluar, kur nënshkroi një kontratë dyvjeçare. Megjithatë, sezoni i parë u mbyll pa asnjë trofe, ndërsa fillimi i edicionit të ri, me eliminimin nga Champions League, solli ndërprerjen e parakohshme të bashkëpunimit.

Drejtuesit e klubit vendosën ta shkarkojnë “Special One”, pasi humbën besimin te projekti i tij për të rikthyer lavdinë në Stamboll.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *