Adrien Rabiot do të rikthehet në Serie A, këtë herë si lojtar i Milanit. Mesfushori francez ka firmosur kontratë deri në vitin 2029 me kuqezinjtë, ndërsa klubi italian pagoi 10 milionë euro te Olimpik Marselja për kartonin e tij.
Rabiot ishte një kërkesë e veçantë e trajnerit Masimiliano Alegrit, i cili e ka drejtuar më parë edhe te Juventusi.
Ndërkohë, bardhezinjtë kanë realizuar një tjetër përforcim në fund të merkatos, pas afrimit të Edon Zhegrovës. Juventusi ka siguruar shërbimet e Lua Opendës nga Leipzig.
Sulmuesi belg do të jetë një armë shtesë për repartin e sulmit, ku tashmë bëjnë pjesë edhe Devid, Kolo Muani dhe Vlahoviç. Në dy sezonet e fundit me Leipzig, Openda realizoi 33 gola dhe dhuroi 12 asistime.