Mesfushori spanjoll, Fermin Lopesi, ka folur për El Mundo Deportivo lidhur me zërat për një krisje në marrëdhënien e tij me shokun e skuadrës te Barcelona, Gavi.
Lopesi i cilësoi lajmet si të pavërteta, duke theksuar se miqësia e tij me Gavin ka rrënjë të hershme dhe vazhdon të jetë e fortë.
“Gavi ka qenë shoku im që kur isha 12 vjeç. E njoh që nga koha ime te Betisi, por që kur u bashkova me La Masia, ai ka qenë si vëllai im. Kemi ndarë shumë gjëra. Njerëzit gjithmonë spekulojnë; kjo nuk do të ndryshojë, por ai mbetet miku im”, tha Lopesi.
Në mediat iberike ishte raportuar se përplasja mes lojtarëve lidhej me një konflikt të mëparshëm mes partnereve të tyre përkatëse.