Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot emrin e kandidatit të mazhorancës për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Zgjedhja e tij është ministrja Ogerta Manastirliu.

Lajmi u komunikua gjatë mbledhjes së Asamblesë, ku Rama theksoi se edhe vetë Manastirliu nuk ishte në dijeni të këtij vendimi. “Të ma falësh”, iu drejtua ai ministres, duke shtuar se ajo përfaqëson profilin e duhur për të drejtuar kryeqytetin.

“Kam shumë besim, për arsye të shumta, tek përkushtimi i saj i veçantë ndaj shërbimit publik dhe tek kujdesi për bashkëpunëtorët. Ogerta Manastirliu është personi që i nevojitet sot Tiranës”, deklaroi Rama.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *