Sali Berisha u godit sot me grusht nga një njëri prej pjesëmarrësve në protestën e opozitës. Lideri i opozitës u sulmua fizikisht sapo ai iu bashkua marshimit në protestën e thirrur prej tij duke përfunduar i gjakosur.

Pas goditjes, agresori është neutralizuar nga truprojat e Berishës dhe është goditur nga protestuesit duke u gjakosur për t’u dërguar më pas në spitalin e Traumës.

Bëhet me dije se agresori është 31-vjeçari nga Tepelena, Gert Shehu.

Vetë Berisha, gjatë fjalimit të tij në protestën e zhvilluar nga opozita e konsideroi këtë akt si sulm të urdhëruar nga Edi Rama dhe shteti mafioz që ai drejton.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *