Osman Dembele është shpallur fitues i Topit të Artë 2025, duke marrë trofeun më të rëndësishëm individual në futboll. Ceremonia u zhvillua në Paris, aty ku sulmuesi francez pranoi çmimin mes duartrokitjeve të shokëve të skuadrës dhe figurave të njohura të sportit.

Pas marrjes së çmimit, Dembele falënderoi shokët e skuadrës dhe stafin teknik, duke theksuar se ky moment është rezultat i punës së përbashkët dhe mbështetjes së të gjithëve. Ky është Topi i parë i Artë në karrierën e tij, një arritje që pason vite me dëmtime dhe periudha të vështira si brenda dhe jashtë fushës së blertë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *