Arbër Hoxha vazhdon të konfirmojë formën e tij të shkëlqyer. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte ndër më të dalluarit në triumfin 3–1 të Dinamos së Zagrebit përballë Fenerbahçes, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Shqiptari asistoi në golin e dytë të shënuar nga Beljo, duke qenë vendimtar në lojën e skuadrës. Përveç kësaj, ai regjistroi 21 pasime të sakta, fitoi plot 9 duele me kundërshtarët dhe realizoi 5 driblime të suksesshme. Gjithashtu kontribuoi me një pasim kyç në fazën ofensive.

Performanca e tij u shpërblye me notën e lartë 8.2 nga faqja e njohur e statistikave SofaScore, duke e renditur ndër më të mirët e takimit.

Me këtë paraqitje, Hoxha dëshmoi se është gati të kthehet në një element kyç për Dinamon në aventurën e saj europiane.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *